FOTO/ Rama uron Bajramin, por qytetarët i sulen: Pse e lejove mbulimin e statujës së Skënderbeut?!

Sep 1, 2017 | 13:41
SHPËRNDAJE

Kryeministri Rama ka uruar sot Kurban Bajramin në “Facebook”, por shumë qytetarë i janë kthyer për mënyrën se si u bë falja e mëngjesit në sheshin “Skënderbej”.

SASISQytetarët pretendojnë se Komuniteti Mysliman, në mënyrë të qëllimshme ka mbuluar statujën e Heroit tonë Kombëtar gjatë faljes, duke vënë dy stenda.

Më poshtë janë disa nga komentet shfryrëse ndaj kryeministrit për këtë veprim. Ndërkohë, nga Komuniteti Mysliman nuk ka asnjë reagim për ngjarjen.

skenderbeu1 Skender Komentet

Rama uron me Xhaminë e Beqarëve, qytetarët i numërojnë hallet

Kryeministri Rama ka uruar gjithe besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit me nje foto nga Xhamia e Beqarëve në Berat.

xhamia

“MIRËMËNGJES dhe gëzuar Kurban Bajramin me këtë foto të Xhamisë së Beqarëve në Berat, një objekt i çmuar i trashëgimisë sonë kulturore, ku po punohet intensivisht për restaurimin e saj, bashkë me Teqenë e Helvetive, Xhaminë e Et’hem Beut në Tiranë dhe Xhaminë e Pazarit në Gjirokastër ?” – shkruan Rama. 

Por bashke me urimet shume komentues i numerojne hallet, mungesen e ujit, te sigurise, i kujtojne gjyqtaren e vrare ne mes te Tiranes dhe i bejne thirrje te lere urimet por te punoje e te zgjidhe hallet per te cilat u votua.

1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura