FOTO/ Rama mbledh partitë shqiptare të Maqedonisë, i këshillon për qëndrimin në Parlament

Dec 29, 2016 | 20:35
SHPËRNDAJE

Kreu i qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama ka pritur sot në një takim në Kryeministri tre kryetarët e partive parlamentare shqiptare në Maqedoni. Në takim mungonte Partia Demokratike Shqiptare.15723701_10154331119481523_5107548003369107935_o (1)

Në takim ishte kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ai i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela dhe drejtuesi i Lëvizjes BESA Bilal Kasami.

Mësohet se në qendër të diskutimeve mes krerëve të partive politike shqiptare ka qenë krijimi i qeverisë së re dhe situata politike në Maqedoni, duke qenë se ditën e nesërme do të mblidhet për herë të parë  Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e parakohshme të 11 dhjetorit.

Rama u ka dorëzuar krerëve të subjekteve politike shqiptare në Maqedoni, një dokument këshillues për ruajtjen e interesit të shqiptarëve në Maqedoni.
15676224_10154331119476523_5011891374894798798_o (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura