Foto që po bën xhiron e botës, macja sfidon policin në grushtin e shtetit

Jul 17, 2016 | 10:42
SHPËRNDAJE

macja ne turqi

Kurioziteti zakonisht vret macen, i thonë një shprehjeje, por jo në rastin e kësaj mace që shihni në foto.

Ajo ka dalë e paprekur nga trazirat që përfshinë Turqinë të premten në mbrëmje, gjatë tentativës për grusht shteti nga ushtria.

Momenti, i cili u kap në kamera, shumë shpejt është bërë virale në internet duke bërë xhiron e botës.

Teksa policia drejtonte armët mbi ushtarët në Stamboll, macja duket teksa ecën e qetë dhe me një vështrim sfidues kalon para policit dhe tytës së armës së tij. Momenti u kap nga një fotograf i ‘Reuters’.

Në internet tani po bëhet një pyetje, se në anën e kujt ishte macja, nëse ishte fraksion i atyre që ishin pro grushtit të shtetit apo policisë pro-qeveritare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura