FOTO/ Provokon modelja, nudo në xhami: Po përpiqem të ndihmoj njerëzit…

Oct 22, 2018 | 21:04
SHPËRNDAJE

Marisa Papen është një natyraliste e pandreqshme. Gjatë udhëtimit të fundit në Stamboll, ajo u zhvesh para xhamisë “Hagia Sophia”.

Untitled

Vitin e kaluar, Papen u burgos pasi bëri një gjë të ngjashme në një tempull egjiptian. Ndërsa në qershor, ndezi zemërim, duke vrapuar e zhveshur në vendet e shenjta në Jeruzalem.

Këto sfida duket se s’kanë qenë të mjaftueshme për të penguar nudisten e pasionuar nga hobi i saj i pazakontë, pasi ajo vazhdoi të udhëtonte në botë duke u shfaqur nudo.

Në episodin e fundit, bukuroshja belge, vjen me një foto provokuese nga Stambolli. Modelja e Playboy është shfaqur nudo nga mesi e poshtë para xhamisë.

Në fotografinë e postuar në blogun e saj, modelja shprehet mes të tjerash se, “po përpiqemi t’i ndihmojmë njerëzit të çlirohen nga burgosja e tyre mendore nga qeveritë e fetë e këtij planeti. Ne të gjithë jemi bërë kaq të verbuar dhe budallenj që vetëm pranojmë. Ne nuk bëjmë më pyetje. Gjithçka kontrollohet, manipulohet”.

marisa-papen-1480979 marisa-papen-1480973 marisa-papen-1480968

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura