FOTO/ Prodhonin jufka në kushte të papërshtatshme higjienike, bllokohen dy punishte në Dibër. Ja operacioni për kontrollet ushqimore

Jun 18, 2021 | 9:22
SHPËRNDAJE

Në kuadër të luftës kundër informalitetit, dy punishte qw prodhonin jufka janë bllokuar nga policia në Dibër, ndërsa u proceduan edhe pronarët e tyre.

punishte

Sipas policisë dy punishtet janë konstatuar duke prodhuar  produkte ushqimore në kushte të pa përshtatshme higjienike në kundërshtim me ligjin ‘Për Ushqimin’, dhe aktivitetin e ushtronin  pa qenë të regjistruar pranë organeve tatimore.

“Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Dibër, filloi procedimi penal për shtetasit M. K., 55 vjeç, banues në Shupenze dhe M. P., 65 vjeç, banues në Peshkopi.

Procedimi penal ndaj tyre filloi pasi, gjatë kontrolleve të ushtruara nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar Ushqimor, kanë ushtruar kontrolle të befasishme në disa punishte   që dyshoheshin se përdoreshin në mënyrë të kundërligjshme për prodhimin e ushqimit për konsum.

Si rezultat   në  Shupenzë është bllokuar  punishtja e  shtetasit M. K., dhe në qytetin e Peshkopisë është bllokuar punishtja e shtetasit M. P.,  pasi janë konstatuar duke prodhuar  produkte ushqimore në kushte të pa përshtatshme higjenike në kundërshtim me ligjin ‘Për Ushqimin’, dhe aktivitetin e ushtronin  pa qenë të regjistruar pranë organeve tatimore”, thuhet ne njoftimin e policise.

Materialet procedurale  iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprat penale “Mashtrimi me produktet ushqimore”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Ushtrimi i aktivitetit pa qenë i regjistruar pranë organeve tatimore”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura