FOTO/ Politikani serb përshëndet pranimin e Kosovës në UEFA, foto edhe me Vokrrin

May 5, 2016 | 16:56
SHPËRNDAJE

Jo të gjithë në Serbi e kanë pritur keq pranimin e Kosovës në shtëpinë më të madhe të futbollit evropian, UEFA.

TraZukBranko Ruzhiç, një nga zyrtarët më me ndikim në Serbi, e ka mirëpritur këtë vendim nga UEFA, madje duke postuar fotografi me kreun e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri. Ruzhiç, një nga gjenerata e reja të politikës serbe, ka shkruar se është sportive dhe njerëzore një vendim i tillë, teksa ka thënë se politika duhet të lihet jashtë futbollit.

“Parandalojini teoritë konspirative! Sportistët dhe njerëzit le të luajnë futboll, refuzoj politikën! Fadili gjithmonë ka qenë njeri!”, shkroi Ruzhiç. I menjëherë ka qenë reagimi i mediave serbe. E përditshmja serbe, Kurir,  ‘kryqëzuar’ Ruzhiçin për këtë postim, pas kritikave të ashpra që dje i dhanë kreut të Federatës së Malit të Zi, Dejan Saviҫeviç.

Ruzhiç mori shumë komente fyese në adresë të tij për fotografitë e postuara me Vokrrin. Ai është nënkryetar i Partinë Socialiste në Serbi dhe numri dy i Partizanit të Beogradit, aty ku Vokrri luante futboll.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura