FOTO/ Policia e kishte vënë nën vëzhgim, derisa skaneri në Rinas e “nxori” totalisht zbuluar. Arrestohet në flagrancë durrsaku, pasi…

Feb 23, 2020 | 14:59
SHPËRNDAJE

Një 43 vjeçar po tentonte të kalonte nëpërmjet aeroportit të Rinasit duke fshehur brenda valixheve një pistoletë, por përfundon në prangat e policisë.

87246243_2676795045940183_6066886385023844352_n

Operacioni i koduar “Short Weapon” çoi në arrestimin e shtetasit B. L., 43 vjeç, banues në Durrës.

Policia sqaron se gjatë skanimit të bagazheve, u bë i mundur finalizimi i operacionit ndërsa më herët ishin marrë informacione në rrugë operative.

Policia sqaron se i arrestuari po udhëtonte në drejtim të Italisë me një nga linjat ajrore në Rinas.

87320166_2676795009273520_1400415069438738432_n

 

Njoftimi i plotë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Short Weapon”.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Rinasit, punonjësit e sigurisë së aeroportit “Nënë Tereza” dhe DVP Durrës.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë “Beretta”, me një krehër me fishekë.

Vihet në pranga 43-vjeçari që posedonte armën e zjarrit.

Vijon operacioni, në bashkëpunim me homologët italianë, për zbardhjen e qëllimit të 43-vjeçarit që tentoi të udhëtonte me armë zjarri drejt Bolonjës, Itali.

Në Rinas, si rezultat i bashkëpunimit dhe koordinimit të veprimeve mes shërbimeve të Policisë Kufitare të Rinasit, specialistëve për Hetimin e Trafiqeve në DVP Tiranë dhe punonjësve të sigurisë së Aeroportit të Rinasit, konkretisht të skanerit të bagazheve dhe personave, u bë i mundur finalizimi i operacionit policor të koduar “Short Weapon”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. L., 43 vjeç, banues në Durrës.

87162806_2676795095940178_2329423414755852288_n

Falë informacioneve të marra në rrugë operative nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme se një shtetas dyshohej që kishte armë zjarri me vete dhe do udhëtonte drejt Italisë është organizuar puna për mbajtjen nën vëzhgim të shtetasit të dyshuar, deri në momentin e futjes në skaner në zonën e kontrollit kufitar. Gjatë skanerimit të valixhes së tij të dorës, Policia i gjeti një armë zjarri e llojit pistoletë, e markës “Pietro Beretta”, me një krehër me fishekë.

Në bashkëpunim me Policinë e Durrësit u ushtrua kontroll në banesën e tij në Durrës dhe në përfundim të veprimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe municionit”.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe në bashkëpunim me homologët italianë po vijojnë hetimet për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë në këtë veprimtari kriminale, si dhe për identifikimin e destinacionit dhe zbardhjen e qëllimit final që shtetasi i arrestuar ka patur me këtë armë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura