FOTO/ Po transportonin drogë me çanta drejt Greqisë, kapen dy shqiptarë. Si personi i tretë i shpëtoi policisë helene

Jul 25, 2021 | 11:37
SHPËRNDAJE

Autoritetet greke kanë kapur dy ngarkesa me drogë në kufirin greko-shqiptar, duke vënë në pranga dy shqiptarë, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim, pasi arriti që të largohej.

droge

Mësohet se personat ishin duke transportuar me krahë në dy çanta, 31 pako me marijuanë me peshë totale 33 kg e 260 gram.

Policia helene thotë se personi i tretë arriti që të largohej me vrap duke u futur sërish në tokën shqiptare.

Të arrestuarve iu sekuestrua edhe një thike e llojit “flutur”.

Ndërkohë në Kostur është ndaluar një mjet qe drejtohej nga një grek 56-vjecar. Ne brendësi te mjetit u gjeten dhe sekuestruan 5 çanta qe përmbanin 30 pako me 58 kg 800 gram mërijuani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura