FOTO/ Po shtronte asfaltin, mjeti rrëshqet në dishezë dhe merr përpara një makinë

May 25, 2022 | 19:44
SHPËRNDAJE

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Sarandë. Burime bëjnë me dije për Panorama.al se një mjet që shërben për shtrimin e asfaltit (rul) në aksin Lëkurës-Kanali i Cukës ka humbur kontrollin duke përfunduar në një dishezë.

WhatsApp Image 2022-05-25 at 7.41.48 PM

Në fund të rrugës ai ka marrë përpara një automjet në aksin Turizëm-Kanali i Cukës. Goditja ka qenë e fortë dhe mjeti ka pësuar dëmtime të rënda duke u përmbysur në mes të rrugës.

Për fat të mirë ruli është ndalur nga automjeti në fjalë, pasi po të vazhdonte rrëshqitjen mund të kishte shkaktuar dëme në njerëz.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura