FOTO/ Pjesë e organizatës ndërkombëtare, kush janë 3 shqiptarët që tmerruan Berlinin

Aug 20, 2018 | 20:00
SHPËRNDAJE

Tre shqiptarë kanë dalë para gjykatës në së rrethit të Postdam në Gjermani, pasi akuzohen se janë pjesë e një bande grabitësish që veprojnë në gjithë Evropën. Bëhet fjalë për Flori.K 42-vjeç, Dorjan.K 30 vjeç dhe Leonsi.K 29-vjeç. Ndërkohë një shqiptar tjetër i identifikuar si Argjend M. 24-vjeç, është ende në arrati.

 Leonsi K. (29), Dorjan K. (30) and Flori K. (42)
Leonsi K. (29 vjeç), Dorjan K. (30 vjeç ) dhe Flori K. (42 vjeç)

 

Sipas raportimit të medieve gjermane, në vetëm 32 ditë, ata kanë hyrë në 55 shtëpi familjare në Brandenburg dhe Berlin ose të paktën kanë provuar të hyjnë për të grabitur, ndërsa në disa raste kanë ushtruar edhe dhunë ndaj familjarëve.

Për të shkurtuar gjykimin kundër tyre, gjykata ka propozuar një marrëveshje për të akuzuarit në mënyrë që ata të përfitojnë një dënim më të butë, maksimumi prej 4 vjet e 6 muaj. Ndërsa gjykatësi Bodo Wermelskirchen ka kërkuar nga tre të pandehurit të rrëfejnë shtatë grabitjet e kryera dhe të publikojnë mallrat e marra me qëllim uljen e dënimit.

Ndërkaq, të mërkurën shqiptarët do të dalin sërish para trupit gjykues.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura