Foto pikante nga Kuvendi/ “Do ta them një fjalë nëse më …”, Rama shkrin së qeshuri deputetët e PD-së

Sep 30, 2017 | 9:20
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama një natë më parë nga salla e Kuvendit të Shqipërisë ka shkëmbyer batuta e deputete demokratë, ku këta të fundit nuk kanë nguruar pa shpërthyer në të qeshura.

Si fillim ai i është kundërvënë kreut të PD-së lidhur me mënyrën se ai menaxhoi bashkinë e Tiranës kur ai e drejtonte. Më pas ka vijuar duke u shprehur se PD ka një problem me të bukurën.

Ndërsa Rama në fjalën e tij u ndal edhe tek aletet e tij të shume kritikuara ku u shpreh se të gjithë i vishni, dhe u kërkoi të pranishmëve në sallë që ti veshin dhe të mos i veshin fshehurazi. Ndërkohë më tej tha se edhe zonjat deputetet ne sallë veshin atlete kuar ata mbeten shtatzëna dhe sjellin në jetë fëmijë. Por në këtë pikë ka qenë deputetja demokrate Jorida Tabaku, e cila i është kundërpërgjigjur pasi vetëm disa muaj më parë është bërë nënë.

Ajo I tha se të mos ‘ofendonte”, dhe Rama iu kundërpërgjigj se nuk po ofendon dhe se opozita ka të drejtë të ofendojë, dhe ti shajë kriminele.

Ndërsa Rama më tej vijoi duke thënë se “Po kur na shani atletet dhe ne nuk durojmë, një fjalë do ta themi”.

Kjo ka bërë që salla të shpërthejë në të qeshura. Për më shumë shikoni reagimin e deputetëve të opozitës ndërsa Rama fliste dhe shkëmbente batuta me to.

1 2 3 7 8 10 4 5 6 11 99

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura