FOTO/ Përkrenare dhe qeleshe, tifozët shqiptarë “pushtojnë” Stambollin. Ja atmosfera para ndeshjes

Oct 11, 2019 | 18:57
SHPËRNDAJE

Kur duhen edhe afro 2 orë nga starti i sfidës mes Turqisë dhe Shqipërisë, tifozët kuqezinj kanë nisur të mbushin rrugët e Stambollit, për t’u organizuar për përballjen e sotme, e cila do të jetë si një “finale” për të besuarit e Rejës për sa i përket shanseve për kualifikim.

Tifozet shqiptare ne Turqi

Tifogrupi “Tifozat Kuq e Zi”, mësohet se janë mbledhur në orën 17:30 në “The Harp Irish Pub” në Stamboll, ku dhe do të bëhet shpërndarja e biletave dhe shitja e produkteve deri në orë 19:00.

Tifozet e Shqiperise ne Turqi

Më pas tifozët shqiptarë do të marshojnë drejt stadiumit, për t’u akomoduar në tribunën përkatëse. Nuk mungojnë as tifozët me përkrenaren e Skënderbeut dhe qeleshe!

Tifozet shqiptare

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura