FOTO/ Perisiç dhe Lautaro bëhen “meme”, goditja e tyre “Deja-Vu” e filmit të njohur vizatimor

Oct 20, 2021 | 10:26
SHPËRNDAJE

Gjatë ndeshjes ndaj Sherifit ku Interi mori dhe fitoren e parë në Champions për këtë sezon ku mposhtën moldavët me rezultatin 3-1 në stadiumin “Giuseppe Meazza”, dy lojtarët zikaltër Ivan Perisiç dhe Lautaro Martinez sollën në mendje me goditjen e tyre një fraksion të një filmi të njohur vizatimor.

LAU

Gjatë një tentative për të goditur portën, si kroati po ashtu edhe argjentinasi provuan të dy menjëherë në të njëjtin çast njësoj si vëllezërit Derrik në filmin e njohur vizatimor “Oli dhe Benxhi” ku për shqiptarët është shumë i njohur.

Menjëherë pas kësaj goditje në rrjetet sociale ky moment u bë viral në rrjet duke e krahasuar me këtë moment të këtij filmi vizatimor.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura