FOTO/ Përfshihet nga flakët pylli i Moravës, rrezikojnë djegien disa banesa

Sep 16, 2020 | 16:15
SHPËRNDAJE

Pylli i fshatit Moravë në Vlorë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.

Si pasojë rrezikojnë djegien disa banesa që ndodhen aty pranë, pasi flakët janë favorizuar edhe nga era për përhapjen.

Në ndihmë të banorëve të zonës që po punojnë për shuarjen e flakëve kanë shkuar edhe shërbimet e zjarrfikëses, por terreni i vështirë e vështirëson punën.

morave

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura