Juri Kortez, fotografi meksikan, i cili u bë i njohur për faktin që u zu poshtë nga Mario Manxukiç, në ndeshjen gjysmëfinale ndaj Anglisë në Kupën e Botës, shprehet se është mahnitur nga bukuritë e Kroacisë, si dhe të njerëzve të saj.
Kortez dhe familja e tij, shkuan me pushime në Kroaci, të paguara nga Bordi Kombëtar Kroat i Turizmit, pas incidentit që ndodhi në Kupën e Botës. Gjithashtu, fotografi meksikan mori edhe disa dhurata, që do i ketë kujtim për një kohë të gjatë.
Ai mori një video mesazh nga Luka Modriç dhe Dejan Lovren, e gjithashtu një flamur të Kroacisë, e një bluzë të kombëtares, të firmosur nga vetë Mario Manxukiç, që shkoi pikërisht të festonte golin mbi fotoreporterin.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al