(FOTO) Pas ndarjes nga Kim Kardashian dhe kërcënimeve të Kanye West, Pete Davidson fotografohet në publik -Ja gjendja e komedianit

Aug 10, 2022 | 14:40
SHPËRNDAJE

Pete Davidson dukej i dëshpëruar teksa u pa duke bërë blerje, pas ndarjes së tij me Kim Kardashianin.

Humoristi 28 vjeçar, u fotografua duke vizituar një dyqan “Target” në Cairns Central Mall në Cairns, Australi, pasi doli nga hoteli i tij.

Pete, aktualisht ndodhet në Australi për xhirimet e filmit “Wizards”. Në këtë dalje të tij të parë pas ndarjes komediani, mbante veshur një kostum të zi sportiv, një maskë dhe një kapele të së njëjtës ngjyrë.

Vetëm pak ditë pasi u nda nga Kim Kardashian, Pete Davidson u pa me kolegët e tij teksa shijonte kohën e lirë. Në pamjet e siguruara ekskluzivisht nga “DailyMail”, Pete, 28 vjeç, mund të shihet duke luajtur basketboll me ekuipazhin në filmin e tij “Wizards!” në studion e tyre australiane.

Një burim i produksionit vuri në dukje se Pete ‘dukej i qetë, sikur të mos kishte asnjë breng. Ai ishte i relaksuar dhe po luante’.

Nga ana tjeterë pas lajmit të ndarjes së Kim dhe Pete, Kanye West ndau në Instagram faqen e parë të gazetës “New York Times”(me fotoshop) ku shkruhej: “SKETE DAVIDSON VDES NË MOSHËN 28 VJEÇARE”.

“Vëmendja dhe negativiteti që vijnë nga Kanye dhe veprimet e tij janë një shkas për [Pete] dhe atij i është dashur të kërkojë ndihmë”, i tha revistës People një person i afërt me Davidson.

Kim Kardashian and Pete Davidson Out in London | Kim Kardashian and Pete Davidson Cozy Up in Matching All-Black Outfits | POPSUGAR Fashion Photo 3

Kujtojmë që Kim Kardashian dhe Pete Davidson kishin filluar të takoheshin në nëntor të 2021 mes divorcit të saj nga Kanye West, me të cilin ka katër fëmijë: North, Saint, Chicago dhe Psalm.

How Many Kids Do Kim Kardashian and Kanye West Have? | POPSUGAR Celebrity

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura