FOTO/ Pas mesazhit të Ramës në Kuvend, ambasadorja e Greqisë ‘kokë më kokë’ me Donald Lu

Sep 11, 2017 | 11:51
SHPËRNDAJE

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu pas seancës së Kuvendit ku kryeministri Edi Rama prezantoi programin e qeverisë së re, për katër vjeçarin e ardhshëm është parë në kafe me ambasadoren e Greqisë, Eleni Surani.
donald lu

 

donald lu 2

Nuk dimë nëse Lu ka zgjedhur të takojë diplomaten greke pas fjalëve të prera të kryeministrit Rama se Shqipëria nuk ka për të mbyllur gojën e sytë për të drejtat e veta, apo është thjesht një rastësi.

Fotot ku duken Lu e Surani, teksa bisedojnë janë publikuar nga BalkanWeb.

Kujtojmë se kryediplomati amerikan nuk ishte i pranishëm gjatë seancës kur Gramoz Ruçi u zgjodh Kryetar Parlamenti, por nuk mungoi sot në sallë, për të dëgjuar programin e qeverisë së re.lu-me-bionde-e1505122436331 donald-lu-4-e1505122482639

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura