FOTO/ Pas gjobës së tatimeve, Rama “ngushëllon” Elton Dedën për ditëlindje

Apr 6, 2016 | 10:26
SHPËRNDAJE

Elton Deda ka festuar ditëlindjen ditën e djeshme dhe ndër dhuratat e urimet që ka marrë, një ka spikatur më shumë.

Në faqen e tij të Facebook-ut ai ka publikuar një fotografi ku tregon dhuratën që Edi Rama i ka bërë, të cilën e ka ekspozuar pranë kasës fiskale.

Duket se kryeministri ka dashur ta marrë ‘me të mira’ kantautorin pas gjobitjes tatimore që i është bërë lokalit të tij disa muaj më parë.

Lexo më shumë: Tatimet e Policia, kontroll te lokali i Elton Dedës, shoqërohet basisti: Rrofshi o baballarë të kombit

“Ja dhe dhurata e kryeministrit, fotografuar pranë kasës fiskale që të rrimë rehat nga tatimet…(po ça flas dhe unë)…Nuk harron kurrë. Respekt”, shkruan Eltoni në dixhiturën e fotos.

12920341_10209579931843898_4059696807339365792_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura