FOTO/ Partizani i rikthehet stërvitjes, edhe Hebaj nën urdhrat e Gegës

Jul 29, 2018 | 19:08
SHPËRNDAJE

Partizani i është rikthyer stërvitjes pas disa ditëve pushim. “Demat e Kuq” kanë nisur sot përgatitjet për kampionatin i cili do të startojë në 19 gusht. Skuadra e kuqe që drejtohet nga Skënder Gega do të jetë mysafire në Korçë në ndeshjen e parë për tu ndeshur me kampionët në fuqi të Skënderbeut.

Partizani1

Me skuadrën në stërvitje ka dalë edhe sulmuesi që u zyrtarizua ditën e djeshme, Rubin Hebaj. Shkodrani u vu menjëherë në urdhrat e trajnerit. Me shumë gjasa në rast se nuk arrihet akordi me Soue do të jetë Hebaj që do të udhëheqë të kuqtë në majën e sulmit.

Partizani3 Partizani2

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura