FOTO/ Pamjet e rënda nga aksidenti te Transballkanikja, vdes në spital i plagosuri, kurse autori…

Mar 19, 2018 | 20:57
SHPËRNDAJE

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur sot te rrruga Transballkanike.

Raportohet se makina ka përplasur drejtuesin e një biçiklete.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka arrestuar drejtuesin e mjetit, i cili fillimisht ka ikur me shpejtësi, por u bë e mundur kapja e tij më larg vendit ku kishte ndodhur aksidenti.

Njoftimi i Policisë: 

Vlorë
Informacion paraprak

Më datë 19.03.2018, në aksin rrugor të transballkanikes mjeti tip ”Ford”, me drejtues shtetasin Arsjon.L., 22 vjeç, ka përplasur shtetasin që udhëtonte me biçikletë Hamza Muça, 57 vjeç, dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë e përplasjes nga mjeti shtetasi H.M., ka ndëruar jetë në Spitalin Rajonal Vlorë.

Ndërkohë si rezultat i reagimit të shpejtë të strukturave policore të Vlorës u bë e mundur ndalimi dhe kapja e shtetasit Arsjon.L., në vendin e quajtur pranë Kastratit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanve të aksidentit.

Nga fotot më poshtë shihen pamjet e rënda pak momente pas aksidentit, ku trupi i të plagosurit ndodhet në tokë.

29467884_218065225414208_7419630024285190507_n 29388724_218065222080875_5562641785606706609_n 29356925_218065218747542_2901723461419252512_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura