FOTO / “Paguani 1 mijë euro për të luajtur në Ligën e Kampioneve”. Plas skandali te Vllaznia

Sep 21, 2017 | 11:29
SHPËRNDAJE

Mjafton të paguash 1 mijë euro, edhe nëse nuk ia ke idenë futbollit, që të luash me akademinë e Vllaznisë në debutimin e saj në Ligën e Kampioneve për të rinj, UEFA Youth League. Kjo është ajo që pretendon ish-futbollisti shkodran Luan Shpuza, tashmë menaxher, i cili ka nxjerrë një “njoftim’ të mirëfillte në rrjetet sociale duke ftuar të rinjtë që të marrin pjesë në transfertën në Moldavi për ndeshjen ndaj Zimbru.

Vllaznia U19

Denoncimin e ka bërë një qytetar shkodran i cili për “JOQ” ka shpjeguar se çfarë ndodh aktualisht te akademia. “Shikoni çfarë bëhet te Akademia e Vllaznisë U-19. Kërkojnë 1 mijë euro për të shkuar në Moldavi. Ky është një menaxher në Shkodër, Luan Shpuza quhet, ka luajtur edhe me Vllazninë.

luan shpuza

Ju lutem publikojeni se këtu është qelbur gjithçka. Këta legena duan vetëm lek. Ai e ka lënë lajmërimin për pak kohë dhe më pas e ka fshirë statusin pasi mund t’i kenë bërë presion. Ilaçe i bëfshin ato lekë”, janë fjalët e qytetarit shkodran i cili ka dërguar edhe “provën” e postimit të Shpuzës në rrjetet sociale.

shpuza

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura