FOTO/ Dyshimet se nxori në pritë Hekuran Billën, ja dëshmia në gjyq e 26-vjeçares: Ai nuk lëvizte shumë, takoheshim shpesh tek…

Jun 29, 2020 | 10:24
SHPËRNDAJE

E qetë është dukur Adiola Lakra sot në gjyq, ku u la në arrest me burg nga Gjykata e Tiranës. 26-vjeçarja dyshohet nga policia se ka nxjerrë në pritë Hekuran Billën. 


Sipas gazetares së Panorama, Adiola Lakra nuk pranon të kete lidhje me ngjarjen, ndërsa ka treguar se me nipin e Viktor Markut ka krijuar një lidhje pas njohjes që kishin krijuar teksa ai shkonte ne parukerine e nenes se tij, qe ndodhej tek pallati ku ajo banonte.

Pas disa kohesh ajo thote se eshte ndare nga Sebastiani, ndersa ka qene Hekuran Billa ai qe i ka bere nje ftese ne Instagram ku edhe nisi njohja.

Sipas saj, ne zonen e Komunes se Parisit, takoheshin shpesh me Hekuran Billen, pasi ky i fundit nuk bente levizje te shumta.

Adiola Lakra ka mohuar te jete paguar per te nxjerre ne prite Billen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura