FOTO/ Nuk kryejnë ritualin e zakonshëm, shikoni momentin e zbarkimit në Tiranë të kombëtares angleze

Mar 28, 2021 | 8:53
SHPËRNDAJE

Anglia ka zbarkuar pak përpara mesnatës së sotme në Aeroportin “Nënë Tereza”, ku kanë preferuar të shkojnë menjëherë në hotel dhe jo të bëjnë ritualin e zakonshëm që bën çdo klub, ku shkon drejt e në stadiumin e ndeshjes për të përgatitur stërvitjen e fundit në vigjilje të ndeshjes.

AN 4

“Tre Luanët” me anë të njëm postimi në profilin e tyre zyrtar në rrjetin social “Twitter” kanë ndarë me ndjekësit e tyre disa çaste nga mbërritja në aeroportin e Rinasit, ku shihen lojtarët që sapo kishin zbritur nga avioni. Ndeshja Shqipëri-Angli do të luhet sot me fillim nga ora 18:00 në stadiumin “AIR Albania”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura