FOTO/ “Nuk kam konflikte”, shpërthimi tek dera e banesës. Policia: Është një paralajmërim

Sep 23, 2018 | 10:55
SHPËRNDAJE

Policia e Vlorës me anë të një njoftimi ka bë rë me dije se  në orët e para të mëngjesit ka shpërthyer  një sasi lënde plasëse në katin e katërt të një pallati.

Mësohet se nuk ka dëmtime në njerëz, por vetëm dëme materiale. Policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Banesa tritol vlore

Pak pas ngjarjes janë zbuluar dhe fotot nga banesa ku duken qartë dhe dëmet që janë shkaktuar. Në polici 43-vjeçari që i shpëtheu tritoli në banesë ka deklaruar se nuk ka konflikte me asnjë.

Edhe pse në dëshminë e tij  Jovan Çela ka thënë se nuk ka konflikte me asnjë, përsëri policia e cilëson si një lajmërim.

Burime për “Panorama” nga Policia e Vlorës thanë shpërthim tek dera e banesës shihet si një paralajmërim dhe kanë nisur hetimet për identifikimin e autorëve.

Po ashtu mësohet se sasia e tritolit ka qenë e vogël, pasi dhe dëmet nuk janë të mëdha.

banesa qe shpertheu ne vlore

NJOFTIMI I PLOTË

Më datë 23.09.2018, në orën 03:20, në lagjen “Isa Boletini”, në katin e 4-t të një pallati pranë hyrjes (derës) pronë e shtetasit J.Ç, 43 vjeç, ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse.

Si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz, por ka vetëm disa dëme të pjesshme materiale.

Policia po punon për sqarimin e rrethanave dhe për zbulimin e autorëve përgjegjës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura