Robin Gosens është zyrtarisht futbollist i Interit. Pas firmës tani ka ardhur dhe zrtarizimi nga vetë klubi “zikaltër”.
Gosens ka firmosur një kontratë që do e mbaj atë në Milano deri në qershorin e 2026. 27-vjeçari është i dëmtuar dhe pritet të vihet nën urdhrat e trajnerit Inzagi në fundin e shkurtit.
Ai do të përfitojë një pagë prej 2.5 milionë eurosh në sezon, ndërkohë te llogaria e Atalantës do të derdhen 25-27 milionë euro, përfshirë dhe bonuset.
LEXO EDHE: VIDEO/ Ylli gjerman zbret në Milano, gati për të kryer testet mjekësore me Interin
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al