Foto/ Njihuni me Sokol Bejlerin, shqiptarin e suksesshëm në Nju Jork!

Jun 23, 2020 | 18:42
SHPËRNDAJE

Sokol Bejleri është një nga shqiptarët e suksesshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai është drejtues ekzekutiv i projektit kryesor për 12 kontrata të Autoritetit të Strehimit të Qytetit të Nju Jorkut (NYCHA).

sokol

Bejleri iu bashkua Divizionit të Menaxhimit të Ndërtimit të STV në 2010, duke sjellë me vete më shumë se 30 vjet përvojë në menaxhimin e të gjitha aspekteve të projekteve të ndërtimit, përfshirë menaxhimin e programit dhe projektit, vlerësimin e kostos dhe metodat e planifikimit.

Bejleri aktualisht është duke mbikëqyrur riparimin e suksesshëm të më shumë se 600 njësive të banuara të NYCHA-s, duke siguruar rinovime cilësore dhe hapësira të sigurta për banorët, si dhe rinovime të jashtme për komplekset e banesave në Brooklyn dhe Queens.

Para se të anëtarësohej në STV, Bejleri punoi për disa firma ndërtimi, duke rritur përgjegjësinë gjatë rrugës. Më parë, ai ka shërbyer si Sekretar i Shtetit për Minierat dhe Energjinë në Shqipëri dhe si ish-drejtor ekzekutiv i Albpetrol, korporata shtetërore e naftës dhe gazit.

Bejleri kreu studimet e larta për inxhinieri mekanike në Universitetin e Tiranës, dhe Masterin për Administrim Biznesi në Universitetin Aspen. Bejleri u bë menaxher i certifikuar ndërtimi me Institutin e Certifikimit të Menaxherit të Ndërtimit në 2011. Ai është anëtar i Shoqatës së Menaxhimit të Ndërtimit të Amerikës (CMAA).

21

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura