FOTO/ Njihej si punëtor ndërtimi, por ishte korrieri më i rëndësishëm i drogës. Si e pësoi shqiptari në Itali

Apr 26, 2018 | 13:53
SHPËRNDAJE

Njihej si punetor ndertimi, por pas kesaj, fshihte nje tjeter aktivitet shume fitimprures. Mediat italiane shkruajne se shqiptari Shuaip Tufa, 37-vjec, eshte denuar me 7 vjet burg dhe 20 mijë euro gjobë nga gjykata italiane.

Per shqiptarin ishte kerkuar denimi me 13 vjet burg, por perfitoi ulje nga gjykimi i shkurtuar.

tufa

 

 

Pas hetimeve te policise, rezultoi se shqiptari ishte nje nga korrierët më të rëndësishëm të drogës qe trafikohej mes Emilias dhe Mantovës.

Ai u vu ne pranga kohe me pare, se bashku me nje tjeter shqiptar. Pasi ishte vene ne shenjetren e policise ai u kap mat teksa po hynte ne banese, nderkohe qe pas tij erdhi me nje tjeter automjet edhe shqiptari tjeter.

Policia gjate kontrollit gjeti me shume se 11 kg kokaine. Me tej, jashte shtepise, ne pjesen e garazhit, ne nje frigorifer u gjeten 9 kg marijuanë dhe mbi 11 mije euro.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura