FOTO/ Njerëz të varur në litar, tifozët e Tiranës rrezikojnë dënim shembullor me banderolën e shpalosur

Sep 29, 2019 | 22:53
SHPËRNDAJE

Derbi i sotëm mes Tiranës dhe Partizanit u shoqërua nga një atmosferë elektrizuese në shkallët e stadiumit. Tifozë të shumtë, kishin mbushur plot e për plot “Selman Stërmasin” ndërkohë që dominonin ata bardheblu, teksa Tirana ishte pritëse në sfidën e sotme.

Koreografia 2

Disa minuta para startit të ndeshjes, nuk munguan as koreografitë e shpalosura nga tifozeritë. Rivaliteti mes “Tirona Fanatics” dhe “Ultras Guerrils” ka qenë dhe mbetet gjithmonë prezent, por duket se në vitet e fundit është kthyer edhe në urrejtje.

Kjo gjë dëshmohet nga një banderolë e hapur në tribunën e tifozëve të Tiranës, të cilët i janë rikthyer kohës së komunizmit. Në banderolën e shpalosur në “Selman Stërmasi” shihet qartë që janë dy njerëz të varur në litar ndërkohë që mbajnë edhe logon e Partizanit.

bandicam 2019-09-29 22-42-13-387

Një banderolë përveçse e shëmtuar dhe e dënueshme! Klubi dhe tifozeria pritet të dënohet për këtë gjë. Një pjesë e fajit qëndron edhe te delegati i ndeshjes që duhet të ishte treguar më i kujdësshëm, për të shmangur sa më shpejt atë banderolë të papranueshme, që ngjall urrejtje dhe është kundër të gjitha rregullave të fair-playt.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura