FOTO/ Nisin përgatitjet për mirëpritjen e festivalit “Sunny Hill” në Tiranë

Aug 6, 2022 | 18:38
SHPËRNDAJE

PANORAMA PLUS/ Teksa “Sunny Hill” ka startuar dy ditë më parë në Prishtinë me performanca nga këngëtarë me famë botërore,  kanë nisur tashmë përgatitjet për mirëpritjen e festivalit në Tiranë.

Në një postim në rrjetin social Twitter, Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit (APR), njofton se po punohet me ritme të përshpejtuara në Parkun e Liqenit, që gjithçka të jetë gati për datën 26 gusht.

“Ndërsa në Prishtinë vijojnë me sukses ditët e “Sunny Hill Festival”, në Parkun e Liqenit bëhemi gati të mirëpresim në Tiranë koncertin më të madh të verës në datat 26, 27 dhe 28 gusht. Në zonën e piketuar në park po punohet me ritme të përshpejtuara, që gjithçka të jetë gati” thuhet në postim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura