FOTO/ Nis kursi i “Drejtorit Sportiv”, Olsi Rama merr leksione

Dec 4, 2017 | 18:38
SHPËRNDAJE

Ka nisur sot në ambientet e Federatës Shqipare të Futbollit kursi i “Drejtorit Sportiv” i cili do të zgjasë deri në datën 16 dhjetor.

Edhe pse prezenca e drejtuesve që ishin të interesuar për të marrë këtë liçencë ishte e vogël, ajo që ra më shumë në sy ishte prania e Olsi Ramës, vëllai i kryemistrit Rama, i cili së fundmi ka marrë një post drejtues te klubi i Partizanit.

drejtoret_sportive1

Ky kurs do të drejtohet nga shefi i sektorit Astrit Maçi. “Panorama Sport” mëson ekskluzivisht që në prezantimin e sotëm Maçi u shpreh i pakënaqur për numrin e pakët.

“Janë 66 klube dhe kemi kaq pak të interesuar për të marrë liçencën e drejtorit sportiv. Nuk do të lejohet asnjë individ të qëndrojë në pankinë ose në ambientet e brendshme të stadiumit në qoftë se nuk disponon këtë licencë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura