FOTO/ Ngoo përfundon dënimin, sulmuesi rikthehet në stërvitje me Tiranën

Nov 13, 2018 | 16:59
SHPËRNDAJE

Dënimit të Majkëll Ngoo tek Tirana duket se i ka ardhur fundi. Sulmuesi anglez ishte pezulluar pa afaderi në një vendim të dytë, nga përplasja që pati me trajnerin Ardian Mema.

Për disa ditë me radhë, ai është stërvitur tek Tirana B, ndërsa në takimin e kësaj fundjave, që ekipi i dytë i bardhebluve luajti në Kategorinë e Dytë ndaj Adës, shtatlarti gjeti edhe golin.

ngoo tirana del ne stervitje

Por, në stërvitjen e sotme Ngoo ka qenë i pranishëm në stërvitje me ekipin e parë. Trajneri Mema mesa duket, duke parë gjendjen kritike që po kalon ekipi i tij, ka vendosur ta ketë të gatshëm në ekip.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura