FOTO nga paparazzi/Modesti aktorësh, Romir Zalla lëviz me biçikletë

Nov 4, 2019 | 17:07
SHPËRNDAJE

Nuk ka asgjë më madhështore sesa thjeshtësia, modestia, refuzimi i zënies së një vendi të pëlqyer në shoqëri, falë gjërave materiale që posedon. Dhe këtë madhështi të shprehur me anë të thjeshtësisë me të cilën jetojnë, e mishërojnë më së miri shumë nga artistët tanë të teatrit dhe kinematografisë. 

Puna me artin, me të bukurën, duket se i ka shërbyer si një mburojë për të mos u bërë pis nga vulgariteti që ka marrë hov këto kohë.

Prandaj, kur shikon një aktor kaq të madh sa Romir Zalla me biçikletë dhe me rroba të thjeshta, arrin të kuptosh pse ai nuk është blerë nga askush deri sot dhe pse është aq i lidhur me luftën që bën për mbrojtjen e Teatrit nga shembja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura