FOTO nga paparazzi/Mirela Kumbaro shkon me xhinse në Parlament

Nov 19, 2019 | 21:28
SHPËRNDAJE

Që Mirela Kumbaro nuk i ka shumë qejf veshjet formale dhe në stil klasik, kjo tashmë dihet. I kemi komentuar aq shpesh veshjet e saj të veçanta, të cilat janë casual dhe shumë larg stilit të shumicës së kolegeve të saj. Por nuk e kishim menduar që kjo dëshirë për t’u veshur sport do të ishte kaq e fortë, sa ta tundonte që edhe në Parlament të shfaqej me veshje sportive, pantallona xhinse dhe xhup lëkure. 

Ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, u shfaq me këtë veshje këtë të enjte, teksa ne në morinë e fotove që kemi parë nga veshja e deputetëve tanë Parlament në vite, kujtojmë vetëm një rast të ngjashëm. Rreth dy vite më parë, u shfaq me veshje sportive Eduard Shalsi, i cili sipas informacioneve tona asokohe, u lajmërua që të vinte me urgjencë për të votuar, pasi nuk bëheshin votat e nevojshme për të votuar një ligj.

Dhe Shalsi u shfaq në Parlament me xhinse, kapuç, ndërsa në dalje u largua menjëherë që të mos fotografohej. Ndërsa Kumbaro, me sa duket nuk e ka problem këtë pjesë. Ajo mendon se kjo veshje është OK për në Parlament.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura