FOTO nga paparazzi/Larg jetës publike, Ylli Pango shfaqet i transformuar

Nov 24, 2019 | 11:45
SHPËRNDAJE

Ka kaluar pothuajse në harresë ish-ministri i dikurshëm i Kulturës, Ylli Pango, të cilit iu bë një video nga “Fiks Fare”. 

Programi çoi në shtëpinë e tij një gazetare dhe Pango kërkoi të ketë me të më shumë se një bisedë. Asokohe pati një lloj histerie kolektive, që dënonte veprimin e Pangos, i cili i thoshte gazetares: “Ç’i ke ato mbërthecka”.

Pango ndoqi disa procese gjyqësore dhe arriti ta fitojë gjyqin me emisionin, por ai nuk iu rikthye më karrierës si politikan. Kujtojmë që vetëm pak minuta pasi u shfaq videoja, ish-Kryeministri i atëhershëm, Sali Berisha, e shkarkoi nga detyra e ministrit. Pango, me një karrierë si profesor, bëri edhe libër për këtë histori.

Disa vite pas kësaj historie, ai është shfaqur në ndonjë panel ku nuk diskutohej për politikë, por për probleme të ndryshme sociale. Ndërsa tani u bë kohë që Pango është larg jetës politike dhe publike. Paparazi ynë e fotografoi disa ditë më parë, teksa ecte në këmbë në rrugët e Tiranës.

Me veshje sportive, xhinse, xhup dhe atlete dhe me disa kilogramë më shumë, kryesisht në zonën e barkut, duket se jeta larg syve të publikut ia ka hequr dëshirën Pangos që të tregojë më shumë kujdes për fizikun e tij.


NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura