FOTO nga paparazzi/Elia Zaharia Zogu, në Panair me “përrallën” që Princ Leka i ka rrëfyer netëve për Mbretëreshën Geraldinë

Nov 16, 2019 | 19:17
SHPËRNDAJE


Ka punuar dy vite për librin e saj, një përrallë me ilustrime për Mbretëreshën Geraldinë. Elia Zaharia Zogu është një nga personazhet e njohura, që këtë vit u prezantua si autore në këtë edicion të Panairit të Librit, që po mbahet në Tiranë. Dedikuar lexuesve të vegjël, Elia sjell një përrallë origjinale, për të cilën, siç zbulon vetë ajo, ka punuar intensivisht për më shumë se dy vite. 

Në stendën ku Elia ekspoElia Zaharia Zogu, në Panair me “përrallën” që Princ Leka i ka rrëfyer netëve për Mbretëreshën Geraldinë shoqërinë. Çdokush bën zgjedhjet e tij. Titulli ‘Princeshë’, për aq sa është në dobi të vendit, më stimulon të punoj më fort dhe ta prezantoj me sa më shumë dinjitet kombin tonë. Nëse prisni të them që jeta ime është ndryshe nga ajo e bashkëmoshatarëve të mi, më vjen keq, por nuk do ta merrni këtë përgjigje.

Ne të dy jemi me këmbë në tokë, të lidhur me realitetin dhe si të tillë, përballemi me sfidat e shumta që ka Shqipëria”, citohet të jetë shprehur ajo në një intervistë ekskluzive për “Panorama Plus”. zon librin e saj, përveç bashkëshortit të saj, Princit Leka, u fotografuan shumë personazhe të njohura, që nga Irma Libohova e deri te Mariza Ikonomi, të cilët kishin ardhur për të blerë librin e Elias.“Trëndafili i Bardhë” është historia e Mbretëreshës Geraldinë, e përshtatur për fëmijë dhe shoqëruar me ilustrime të punuara enkas për këtë përrallë.

Pak ditë para hapjes së Panairit, Elia i njohu ndjekësit dhe miqtë me librin e saj, që ka tërhequr vëmendjen mes botimeve të tjera në stendat e Panairit. “Mezi pres të takohemi në Panairin e Librit! Shpresoj shumë që përralla ime të arrijë në zemrat tuaja”, shkruante Elia në postimin në “Instagram”, ku shihej jo pak nga botimi. Ajo theksoi ndër të tjera se ky libër ishte një punë e bërë me shumë dashuri, mes hulumtimesh të kujtimeve të shkruara të Mbretëreshës Geraldinë, fotove të saj dhe historive të treguara nga Princ Leka, i cili u rrit nën përkujdesjen e kësaj figure. Data 13 nëntor nisi hapjen e dyerve të Panairit të Librit, i cili këtë vit sjell më pranë lexuesve shumë personazhe të njohura dhe botime të reja, posaçërisht për të apasionuarit e letërsisë. Me këtë libër me përralla, Elia nuk heq dorë nga stili prej princeshe.

“Princeshat lindin në shkurt”, ishte postimi që Elia Zaharia bëri në “Instagram” për ditëlindjen e saj të 34-t, disa vite më parë, duke treguar se titulli i saj ishte honorofik. Artiste në shumë dimensione, nga teatri e deri te muzika, përveç tyre edhe si presidente e suksesshme e një fondacioni, Elia është vlerësuar me çmimin “Best” në edicionin e 40-të të “Best Awards” në Paris. Kësaj here ajo shfaq edhe talentin si shkrimtare, duke e transformuar historinë e familjes mbretërore shqiptare në një përrallë të bukur. Lind pyetja se pas martesës me Leka Zogun II dhe marrjen zyrtarisht të mbiemrit Zogu, a është jeta e saj si e një princeshe, ashtu siç ka titullin “Princeshë”? “Çdo person publik mund të shërbejë si model pozitiv për shoqërinë.

Çdokush bën zgjedhjet e tij. Titulli ‘Princeshë’, për aq sa është në dobi të vendit, më stimulon të punoj më fort dhe ta prezantoj me sa më shumë dinjitet kombin tonë. Nëse prisni të them që jeta ime është ndryshe nga ajo e bashkëmoshatarëve të mi, më vjen keq, por nuk do ta merrni këtë përgjigje. Ne të dy jemi me këmbë në tokë, të lidhur me realitetin dhe si të tillë, përballemi me sfidat e shumta që ka Shqipëria”, citohet të jetë shprehur ajo në një intervistë ekskluzive për “Panorama Plus”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura