FOTO nga paparazzi/Arjola dhe Evi, mike që nuk iu hyn në mes konkurrenca e ekraneve

Nov 10, 2019 | 19:55
SHPËRNDAJE

Që prej fillimit të këtij sezoni televiziv, Arjola Shehu filloi një rrugëtim të ri në ekran, pas eksperiencës në “Klan” me emisionin e gatimit. Ajo prezanton programin e mëngjesit në “Ora News”, së bashku me mikun e saj, Klevi Kadillin, i cili iu largua nga “Top Channel” pas disa problemeve me programin që drejtonte atje. 

Nga ana tjetër Evi Reçi, këngëtare në profesion të parë, drejton emisionin e pasdites në “Vizion Plus” prej dy sezonesh. Në fakt, konkurrenca mes ekraneve te ne nuk është aspak e moderuar, përkundrazi, kthetrat i nxjerrin të gjithë pa iu dridhur qerpiku.

Por portretet e qeta të Arjolës dhe Evit tregojnë se kjo konkurrencë nuk i pengon që të frekuentohen apo të shijojnë eventet artistike të kryeqytetit, siç ishte premiera e filmit “Ndërkombëtarët”, ku dy vajzat e famshme u fotografuan bashkë. Edhe pse jashtë ekranit dhe me veshje pak më praktike, sensualiteti dhe bukuria e vajzave ra menjëherë në sy. Të gjata dhe elegante, Arloja dhe Evi ishin si qershia mbi tortë në atë ambient artistësh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura