Foto nga paparazi/ Rudina Hajdari sakrifikon, me mëngë të shkurtra në mes të dimrit për të pritur mysafirin

Feb 8, 2020 | 19:12
SHPËRNDAJE

Këtë javë, Parlamentin shqiptar e vizitoi David Sassoli, kryetari i Parlamentit Europian. Pasi takoi figurat kryesore të shtetit shqiptar, Sassoli shkoi në Parlament. 

Për ta pritur kishin dalë Taulant Balla, kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, dhe Rudina Hajdari, kryetare e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Hajdari duket që ka bërë goxha sakrificë për të pritur mikun nga Parlamenti Europian.

Ajo nuk kishte veshur pallto dhe kishte dalë në oborr me një fustan me mëngë të shkurtra.

Dhe për fat të keq, Sassoli nuk erdhi aq shpejt sa pritej, kështu që sakrifica e Hajdarit ishte me të vërtetë e madhe.

       

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura