Foto nga paparazi/ Policët ndjekin me sy nga pas Erion Veliajn. Kryebashkiaku me biçikletë në rrugët e Tiranës

Feb 29, 2020 | 14:08
SHPËRNDAJE

Nëse gjatë ditës ju ndodh të shihni me biçikletë kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn, duhet ta dini se kjo ëshë diçka që ai e bën shpesh. 

Sidomos për distanca të vogla, ai preferon të përdorë biçikletën dhe jo makinën. Në fakt, që në mandatin e tij të parë në krye të Bashkisë së Tiranës, zoti Veliaj ka promovuar vazhdimisht përdorimin e biçikletave për të mos krijuar kaos në trafik dhe për më pak ndotje të ambientit.

Për këtë arsye, ai ka bërë korsi biçiklete në disa rrugë kryesore të Tiranës.

Me sa duket, përdorimi i biçikletës nga ana e tij është një tjetër mënyrë për ta promovuar këtë mënyrë lëvizjeje në qytet, e cila ndër të tjera është edhe pa shpenzime dhe nuk ke punë me policët. /Panoramaplus.al

     

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura