Foto nga paparazi/ Nga Blendi Klosi, Xhemal Qefalia te Greg Rama, VIP-at në tribunë. Gazetari Denis Dyrnjaja shumë ndryshe nga studio

Mar 8, 2020 | 21:37
SHPËRNDAJE

Denis Dyrnjaja, gazetari që numëron shumë vite në ekran, tashmë prej rreth një viti ka rubrikën e tij “Top Talk”, ku zakonisht i ftuar është një personazh i politikës ose edhe jashtë saj, nëse tema e aktualitetit me të cilin e lidh ka interes. 

Denisi është tashmë një njeri i lajmeve, por në një version tjetër, ku lajmi merret nëpërmjet përgjigjeve të të ftuarit.

Paparazzi ynë e ka fotografuar rreth një javë më parë në stadium, në derbin Tirana- Partizani.

Nuk e dimë se me cilin ekip ishte tifoz Denisi, por ai dukej i buzëqeshur gjatë gjithë kohës, ndërkohë që na bën përshtypje veshja e tij tejet sportive. /Panoramaplus.al

         

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura