Foto nga paparazi/ Dy ministret modeste, në këmbë dhe pa truproja në rrugët e Tiranës

Feb 24, 2020 | 15:24
SHPËRNDAJE

Dy nga ministret më të rëndësishme të qeverisë Rama, ajo e Shëndetësisë dhe ajo e Drejtësisë, janë fotografuar nga paparazzi ynë pak ditë më parë. 

Ogerta Manastirliu dhe Etilda Gjonaj po ecnin përgjatë bulevardit të madh dhe ajo që vihet re është se vetëm që janë në këmbë, si qytetare të zakonshme, por përreth tyre nuk shihen as truprojat.

Me sa duket, ato nuk e kanë shumë qejf protokollin e levizjes së një ministri. Duhet theksuar se bëhet fjalë për një ditë të zakonshme pune dhe jo një ditë të diel.

Madje, ministret mbajnë në dorë edhe dosjet e punës dhe me siguri distanca që kanë përshkuar për në destinacion ka qenë e vogël, kështu që kanë preferuar të mos lëvizin me makina. /Panoramaplus.al

     

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura