Foto nga paparazi/ Del nga klishetë dhe guxon me detaje, deputeti socialist ia kalon edhe Ramës me ngjyrat e …

Feb 23, 2020 | 22:25
SHPËRNDAJE

Deputeti socialist, Anduel Xhindi, ka habitur këtë herë teksa është shfaqur në Parlmanet me një kollare me lule ngjyra-ngjyra.

Ai ka disa legjislacione që është deputet dhe asnjëherë më parë nuk ka rënë në sy për ndonjë detaj në veshje që të dalë nga formati klasik, me të cilin jemi mësuar që t’i shohim deputetët veshur.

Kollaret klasike, të kombinuara me këmisha të bardha dhe kostume të errëta, janë veshja e zakonshme e Xhindit.

Por me sa duket, deputeti ka vendosur që të dalë nga klishetë dhe të guxojë me disa detaje.

Kësaj here ka zgjedhur kollaren me ngjyra, aksesor që deri pak kohë më parë e përdorte vetëm Kryeministri Edi Rama.

Tashmë kjo tendencë, së bashku me atletet ose këpucët me gomë të bardhë të lartë, kanë filluar të përdoren gjerësisht edhe nga të tjerë politikanë. /Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura