FOTO/ Nga Italia në Durrës me 20.000 paund të padeklaruara, bllokohet paratë  

Oct 21, 2018 | 12:55
SHPËRNDAJE

Policia Kufitare në bashkëpunim me Doganën dhe Sektorin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Durrës i bllokojnë 20.300 paund britanik një shtetasi nga Mati, i cili nuk i deklaroi në kufi gjatë hyrjes për në Shqipëri.

WhatsApp Image 2018-10-21 at 12.52.42

Kontrolli i imtësishëm u krye në kuadër të bashkëpunimit me Policinë italiane në Bari nëpërmjet Zyrës së Oficerit të  Kontaktit të Policisë së Shtetit në Itali, për një mjet që dyshohej se ishin fshehur vlera monetare,  njoftoi Policia e Durrësit.

Sipas të njëjtave burime: Ditën e sotme, është përzgjedhur për kontroll të imtësishëm  shtetasi B.D, 40 vjeç lindur  në Mat dhe rezident prej 7 vitesh në  Londer Angli, i cili kishte mbërritur në Durrës me tragetin e linjës Bari- Durrës.

Nga kontrolli personal në prani të doganës, shtetasit B.D. i’u gjetën 5300 paund si dhe gjatë kontrollit të imtësishëm të mjetit, Policia gjeti të fshehura në tavanin e mjetit dhe 3 pako me vlera monetare 15.000 paund britanik.

Paratë dyshohet se janë përfitur nga aktiviteti i jashtëligjshëm.

Policia Kufitare ka bërë bllokimin e sasisë prej 20.300 paund britanik ndërsa veprimet e mëtejshme  po i kryen  Drejtoria Vendore e Policisë Durrës për  veprat penale “Mosdeklarim të ardhurave në kufi” dhe “Pastrim të produkteve të  veprës penale” .

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura