FOTO/ Nga Florenc Beqiraj te Ilia Kareli e Pëllumb Marinkolaj, kush janë shqiptarët e dhunuar nga policët e huaj

Dec 23, 2017 | 10:20
SHPËRNDAJE

Dhuna ndaj të riut shkodran në paraburgimin e Marsejës nuk është i vetmi rast i pa precedentë i ndodhur ndaj shqiptarëve. Të shumtat janë rastet e dhunës ndaj shqiptarëve në burgjet e Greqisë, por jo të pakta edhe në burgjet e tjera nëpër botë.

shqiptaret

Ajo që mbahet mënd si më tronditësja ka qenë dhuna që çoi në vdekje shqiptarin Kudret Kume i njohur ndryshe si Ilia Kareli.

5e6b1f989a3f978d5820dce36b7da38f_XL

Çështja e tij i ka fillesat e saj në 25 mars të vitit 2014 ai  plagosi për vdekje një roje grek në burgun e Malandrinos.

Dhuna-ndaj-Ilia-Karelit-6

Tre ditë më pas, gjatë transferimit të tij në institucionin penitenciar të Nigritës, 90 km larg Selanikut, rojet e këtij burgu, duke dashur ta ndëshkojnë për vdekjen e kolegut të tyre, e kanë torturuar në mënyrë të vazhdueshme dhe sistematike, duke shkaktuar tek ai dëmtime të shumta dhe të rënda trupore si dhe thyerje të brinjëve, të kafazit të kraharorit, të cilat sollën pas disa orësh edhe vdekjen e Ilia Karelit, shkruan “Panorama”.

Një rast tjetër po kaq i dhimbshëm ka qenë edhe ai i Pëllumb Marinkolajt.

Pëlumb-Marnikollaj-1-768x904

Viktima Pellumb Marinkolaj jetonte si emigrant në Greqi. Ai ishte arrestuar për vjedhje duke bëre 8 vite burg. Prej 4 muajsh gjykata e kishte liruar duke i dhëne një masë më lehtësuese, detyrim paraqitjeje. Me date 3 gusht në orën 8 te darkës ai është paraqitur në rajon por nuk ka dalë i gjallë nga aty. Policia e ka dërguar të vdekur në morgun e spitalit Erithros Stravros Athinë duke deklaruar se i riu shqiptar ka rëne nga kati i katërt i godinës së rajonit .

201857632-48c8babf-9d1e-41af-a822-322323f609b6

Jo më pak e rëndë ka qenë dhe vdekja e Aldo Laçit 44-vjeçarit që  ndërroi jetë në aeroportin e Malpensës në Milano, pasi u ndalua nga 5 policë italianë që e shtrinë në tokë duke e goditur.

Repubblica.it shkruan se shqiptari ishte me pushime dhe po priste bashkëshorten kur është ndjekur nga policia.

Një tjetër rast dhune nga autoritetet policore është shënuar edhe ndaj shqiptarit Klodi Lesi.

klosi

Lesi i cili akuzohet se vrau bashkëshorten e tij u dhunua nga policia greke kur u kap në një magazinë në Kalkidhiki disa ditë pasi kreu aktin makabër. Mediat e vendit fqinj shkruajtën asokohe  se ai është rrahur nga policët që e arrestuan. Në seancën e parë ai nuk u paraqit në gjykatë dhe arsyeja që dha avokati ishte gjendja e rëndë psikologjike, por me sa duket ka qenë vetëm një arsye për të fshehur dhunën ndaj tij.

Viktimë e dhunës policore ka rënë edhe një shqiptar nga Maqedonia me banim në Gjermani në Oberhausen.

Hatip Xhelili pasi është ndaluar nga autoritetet i ka pyetur ata se cili ishte shkaku i këtij ndalimi duke i thënë se ata përfaqësonin popullin dhe ishin në mbrojtje të qytetarëve. Kjo nuk i pëlqeu aspak policëve gjermanë të cilët pasi i drejtohen me sharje dhe ofendime e sulmojnë duke e goditur ku njëri prej tyre e kap për fyti dhe tjetri e godet me grushte derisa i thyejnë dy brinjë.

20228751_104774150160671_5628369405454279660_n

Rasti i fundit është edhe ky i dhunimit të shkodranit në paraburgimin e Marsejës. Florenc Beqiraj prej një muaji ndodhej në burg ndërsa për shkak të dhunës së ushtruar janë vetë familjarët që hedhin dyshime të forta. Ai mendohet se është dhunuar nga gardianët e burgut e ndërsa në këto momente ndodhet në luftë me jetën.

25520751_1742632695789671_1865418072_o-576x1024

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura