FOTO/ Sot gjykata vendos për fatin e dosjes “Tahiri”, si e pret ish-ministri

Oct 15, 2018 | 7:46
SHPËRNDAJE

Gjykata sot do të vendose për fatin e dosjes se ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili është nën hetim për trafikim të lëndëve narkotike.

tahiri

Nderkohe dje, Tahiri me anë të disa fotove në rrjetet, tregoi se si po e kalonte ditën.

Nga fotografitë duket se është shumë i relaskuar, dhe nuk e ka mendjen fare tek vendimi që do të marrë gjykata për të.

Tahiri

Fati i dosjes

Vetëm një muaj më parë, Prokuroria ka kërkuar shtyrjen me tre muaj të afateve të hetimit për Jaeld Çelën, ish-drejtues i Policisë në Vlorë, i cili gjithashtu është pjesë e dosjes.

Saimir Tahiri

Burime brenda mbrojtjes, thonë gjithashtu, se presin një zgjatje të hetimeve për ish-ministrin e Brendshëm. Por gjithashtu, Prokuroria e Krimeve të Rënda mund të kërkojë edhe dërgimin e çështjes në gjykim, ose pushimin e saj për mungesë provash. Burime brenda Prokurorisë së Krimeve të Rënda, thonë për “Panorama” se të hënën do të ketë një veprim konkret lidhur me këtë dosje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura