FOTO/ Nënë e dy fëmijëve, kush është 23-vjeçarja që vdiq pas operacionit në spitalin e Vlorës

Sep 23, 2021 | 13:07
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës, ku një 23-vjeçare ka ndërruar jetë në spital pas një operacioni.

pjimage (7)

23-vjeçarja është shtetasja Brisilda Sadushi, nënë e dy fëmijëve, personi që shihni në foton e mëposhtme.

23-vjeçarja

Korrespondenti i Panorama.al bëri me dije mëngjesin e kësaj të enjteje se vajza kishte një infeksion në bark dhe gjatë operacionit ka kaluar në gjendje shoku, duke ndërruar jetë.

Burime bëjnë me dije se 23-vjeçarja kishte shkuar me urgjencë mëngjesin e djeshëm në spital në gjendje të rëndë, ndërkohë që ende është e paqartë se çfarë komplikacionesh ndodhën pas operacionit që i shkaktuan dhe vdekjen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura