FOTO/ Nëna e Ronaldos, akuza të rënda për futbollistët francezë

Jul 10, 2016 | 22:45
SHPËRNDAJE

Nëna e Kristiano Ronaldos, Dolores Aveiro, ka lëshuar një akuzë të rëndë në Tëitter ndaj futbollistëve francezë dhe më saktësisht ndaj Dimitri Paje i cili dëmtoi futbollistin portugez gjatë pjesës së parë.

Ronaldo ne momentin e demtimit

“Nuk mund ta shoh kështu djalin tim. Në futboll objektivi është të godasësh topin, jo të dëmtosh një kundërshtar”, ishte mesazhi i saj, duke lënë të kuptohet se mendonte që ndërhyrja e Paje kishte qenë me dashje.

Dolores Aveiro Twitter

Ronaldo braktisi fushën e lojës pas 25 minutash lojë për shkak të dëmtimit të rëndë që pësoi në finalen e Euro 2016.

Edhe shoku i tij i ekipit, Garet Beil ka reaguar menjëherë në Twitter duke ngushëlluar shokun e tij të skuadrës.

beil ronaldo

“E tmerrshme të shohësh Kris të largohet nga fusha në këtë mënyrë. Shpresojmë që të mos jetë diçka shumë e keqe”, ishin fjalët e uellsianit, i cili u dorëzua në gjysmëfinalet e Euro 2016 pikërisht falë magjive të Ronaldos.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura