FOTO/ Në shtëpinë e grabitësit të vrarë, gjyshja: Ikte gjithmonë natën. Babai i tij…

Mar 24, 2018 | 11:00
SHPËRNDAJE

Xhuljano Sollaku, vetëm 20 vjeç është i riu që mbeti i vrarë në orët e para të mëngjesit të së premtes, gjatë një tentative grabitje në një banesë në Fier, ku ai kishte shkuar për të vjedhur bashkë me 3 shokët e tij.

cd03a37b-4ada-4ad2-811d-ed68f604c8f6

“Panorama” mëson se i riu është nga Elbasani dhe jetonte me gjyshen aty, pasi prindërit e tij jetojnë në Greqi.

Ai ishte djali i vogël i familjes Sollaku, e cila ka edhe një vajzë të madhe, e martuar.

Në Elbasan i riu jetonte në një vilë dy katëshe me gjyshen dhe kishin edhe një lavazh pranë saj.

E moshuara, ka thënë për gazetaren e “Panorama” në Elbasan se nipi ikte gjithmonë natën nga shtëpia dhe ajo nuk e dinte me çfarë merrej i riu.

Gjithashtu mësohet se edhe babai i Xhulios, është person me precedent penal. Ai ka kryer një dënim po për grabitje, por jashtë Shqipërisë.

996ce7fd-797c-4cf0-ac5d-fc6a9e30e09e 175378ba-0338-41f5-9d5d-d898491ed4cb

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura