FOTO/ Në Shqipëri mbërrijnë edhe 20 mijë doza të vaksinës AstraZeneca, ja shteti që na i dhuron

Jul 29, 2021 | 18:32
SHPËRNDAJE

 

Në Shqipëri kanë mbërritur edhe 20 mijë doza të vaksinës AstraZeneca. Lajmin e ka bërë të ditur, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila me anë të një postimi në twitter thotë se janë mbështetje nga qeveria e Kroacisë.

astrazeneca

Në total në vendin tonë deri tani kanë mbërritur 1,699,410 vaksina antiCOVID.

“20.000 doza vaksine AstraZeneca sapo kanë mbërritur në Shqipëri, falë mbështetjes së qeverisë kroate.

Me 1,699,410 vaksina antiCOVID që kanë mbërritur deri tani dhe sasi të tjera që do të vijnë, jemi të vendosur të çojmë përpara planin kombëtar të vaksinimit anticovid”, shkruan Manastirliu në twitter.

Kujtojmë që sot ka pasur një rritje të rasteve me Covid. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 47 raste të reja, ndërsa 13 pacientë janë shëruar.

Ministria i bën apel të gjithë qytetarëve të vaksinohen me qëllim mbrojtjen edhe nga variantet e reja të Covid.

astra1 astra vaksina astra

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura