FOTO/ Në Gjermani nuk e pranojnë rezultatin e Topit të Artë, “BILD” e cilëson si skandal

Nov 29, 2021 | 23:25
SHPËRNDAJE

Gazeta gjermane ‘’BILD’’ e ka cilësuar si skandal dhënien e Topit të Artë kundrejt Mesit dhe jo ylli të Bajernit, Robert Levandovski që bëri një sezon fantastik.

levandovski

Mesi mori 613 pikë nga juria ndërkombëtare e gazetarëve, ndërsa Levandovski ishte jo shumë mbrapa duke marrë 580 pikë.

Ylli i Bayernit ka vite shënon shumë gola dhe grumbullon tituj. Arriti të fitonte tripletën me Bajernin në 2020, por për fat të keq Topi i Artë nuk u dha për shkak të pandemisë. Edhe vetë Mesi e pranoi në ceremoni, duke u shprehur: “Unë mendoj se do të kishte fituar vitin e kaluar me siguri. Shpresoj që vitin e ardhshëm të jetë edhe më mirë”.

artikulli i BILD

Në vitin 2021, Levandovski vendos një rekord të ri të golave ​​në Bundesligë (41 gola) dhe u shpall kampion. Këtë vit, polaku është golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve me 9 gola, dhe 14 gola në Bundesliga, por as kjo nuk mjaftoi.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura