FOTO/ “Në botë ruajnë ‘baraket’ si identitet historik, në Shqipëri prishet teatri për një kullë”

Mar 3, 2018 | 17:55
SHPËRNDAJE

Debati për teatrin vijon të jetë ende në një pikë shumë të nxehtë, pasi artistët nuk pranojnë prishjen e Teatrit Kombëtar.

Në kuadër të këtij debate herë pas herë ka reaguar dhe ka kritikuar qëndrimet e qeverisë ilir Demalia.

ilir Demalia

Në një postim së fundmi në rrjetet sociale Demalia shkruan se çdo qytet në botë që nga më të mëdhatë dhe deri tek ata me 35 mijë banorë ruajnë me fanatizëm barakat e fillimit të qytetit të tyre.

“I fotografova këto foto këto ditë që diskutohet prishja e barakës theatrit dhe plani për ngritjen dhe me tej të kullave si një Babiloni kullash,” shkruan Demalia.

Postimi i plotë:

 

“Barakat” si identitet historik dhe tradshegimi kulturore.

 

Çdo qytet në botë, e këtu nuk po flas për qytete si Neë York, Boston, Paris, London, Romë, Vienë e.t.c, por për qytete te vogla që janë me 35 mijë deri 50 mijë banorë, ruajnë me fanatizëm “barakat” e fillimit te qytetit si Kishën, Postën, Zjarrfiksën, Bashkinë, Pazarin.

 

Në Quincy ruhet me fanatizëm “baraka” ku ka lindur John Quincy Adams, i gjashti president i SHBA, i lindur në këtë barakë në 1767. Për nder të tij ka marrë emrin dhe qyteti Quincy. Nje qytet me tej, Braintre ryhen me fanatizem posta e parë e ndërtuar në 1699, po në këtë kohë zjarrfiksa, bashkia e me radhe. Postës nuk mund ti shembet as stalla e kuajve që mbanin postierët si shperndarës të postës.

 

Kudo në botën moderne dhe të qytetruar ruhet trashegimia historike dhe kulturore. E kjo është arsyeja që bota ka histori e kulturë se ka taban, mbeshtetet mbi atë taban dhe ndërton e zhvillohet mbi atë taban.

 

I fotografova këto foto këto ditë që diskutohet prishja e barakës theatrit dhe plani për ngritjen dhe me tej të kullave si një Babiloni kullash.

 

Foto 1 dhe 2 “baraka” presidentir John Quincy Adams

Foto 3 Posta në Braintre

Foto 4 Zjarfiksat ne Braintre

  1. Shtepia e Gjeneralit Sylvanus Thayer ne Braintree

28575967_10215807868970691_8841213138865754084_n - Copy 28468102_10215807876690884_2602850000140283540_n - Copy 28472233_10215807910931740_7835350411768878659_n - Copy 28684897_10215807962093019_696222573444255902_n - Copy 28577351_10215807976773386_3323917893682447989_n - Copy 28468330_10215807934372326_7878569273399572225_n - Copy

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura